RMV, mirëmbajtja e sistemit AKMIS do të kushtojë 66 mijë euro

Mirëmbajtja e sistemit elektronik AKMIS në gjykatat në vend do të kushtojë 66 mijë euro. Gjykata Supreme nënshkroi marrëveshje me kompaninë Neocom nga Shkupi. 52 mijë euro do të shpenzohen për mirëmbajtjen harduerike të sistemit, ndërsa 14 mijë euro do të shpenzohen për infrastrukturën e sistemit.

Sipas kontratës së publikuar të Byrosë së Prokurimit Publik, kompania do të fillojë mirëmbajtjen e AKMIS nga 1 gushti i këtij viti deri në 1 gusht të vitit të ardhshëm. Në tenderin e shpallur nga Gjykata Supreme, kishte vetëm një ofertë, ajo e Neocom-it, transmeton Alsat.

Sistemi AKMIS i zbatuar nëpër gjykata duhet të sigurojë shpërndarjen elektronike të lëndëve pa ndikimin e faktorit njerëzor.

Ndryshe, ish kryetari i Gjykatës Penale në Shkup, Vlladimir Pançevski është dënuar me tre vite e gjashtë muaj burg pasi ishte i akuzuar për keqpërdorim të sistemit AKMIS, gjegjësisht se ka ndikuar në shpërndarjen e rreth 50 lëndëve në Gjykatën Penale të Shkupit, gjegjësisht në vend që lëndët në shpërndahen në mënyrë kompjuterike, ai ua ka dhënë në mënyrë manuale.

Për manipulimin e sistemit u shkruajt edhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), të cilët i theksuan me emër dhe mbiemër kryetarët e Gjykatës Themelore të Shkupit dhe asaj Supreme, si të përfshirë në skandalin me AKMIS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button