(VIDEO-FOTO) Crvenkovski: protesta do të ketë çdo ditë!

13.30 – Mbaroi protesta e simpatizuesve dhe antarëve të opozitës maqedonase para selisë së partisë maqedonase në pushtet VMRO- DPMNE. 

Lideri i LDSM-së Branko Cërvenkovski tha se do të shkohet deri në fund me protesta, deri sa të rrëzohet Qeveria e Gruevskit. Çdo ditë pune, nga e mërkura nga ora 18 deri në ora 19 do të protestohet nëpër Maqedoni.

“Gruevski na vendosi në pozitë teë zgjedhim: ose do të heshtim dhe do na heshtin ose do të ngrihemi të kërkojmë lirinë, demokracinë dhe të ardhmen tonë. Ne kemi vendosur, nuk kthejmë pas, shkojmë deri në fund” tha Crvenkovski.

 “Mjaftë më me përmendore nga bronza, mermeri dhe fasadat nga baroku. Kjo qeveri nuk mundet të merr frymë e ku më të qeverisë pa marrë kredite dhe pa larë para. Ndërsa Nikolla Gruevski me kontabandë dhe me dhunë e miratoi buxhetin, pa ligj, duke përzënë gazetarët jashtë sallës së Kuvendit” theksoi ai.

Në protesta pjesëmarrës është kryetari i nderit i partisë Liberale, Stojan Andov i cili në fjalimin e tij tha se lideri i LSDM-së, Branko Crvenkovski aspak nuk i ngjan Gadafit.

“Disa herë jam takuar me Gadafin dhe dua të them se Branko aspak si ngjan atij” tha Andov.

Lideri i partisë Liberal Demokrate , Andrej Zhernovski tha se asnjë bllokadë nuk do ti kishte ndaluar protestuesit të shfaqeshin para selisë së VMRO.


12.30

Protestohet para selisë së VMRO-DPMNE-së në Shkup. Sipas portalit Plusinfo janë mbledhur rreth 7 mijë protestues. Incidente nuk ka. Para selisë së VMRO ka shumë policë dhe është i pranishëm njësiti special i Alfave.

11.00 Qytetarët, një orë para fillimit të protestës para selisë së VMRO-DPMNE-së, kanë filluar të mblidhen para qendrës tregtare Ramstore, me qëllim që të nisen të organizuar kah, siç e quajnë ata, “shtëpia e verdhë”. 

Ata po këndojnë “Kujdes njerëz, po bie Qeveria” dhe brohorisin “Ua vjedhës, na ktheni shtetin”.

Lideri i opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski pritet t’u drejtohet të pranishmëve para selisë së VMRO-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button