Ja si pritet të jetë moti në RMV ditëve në vijim

 Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëroi se pasdite, si dhe në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formën e stuhive me shi të rrëmbyeshëm intensiv dhe me breshër. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 23-29 gradë.

Sipas DPHM, edhe nesër do të kemi mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil, me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura e mëngjesit do të sillet nga 13 në 21, ndërsa e ditës nga 22 deri në 32 gradë. Indeksi UV do të jetë 7, transmeton Mia.

Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shi, bubullima dhe erë të fuqishme. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 29 gradë.

Nga e hëna, do të mbajë mot me diell dhe më i ngrohtë, ndërsa pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut dhe rrufeve. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button