Aeroplanët e Asadit vranë 14 persona, nga ta tetë fëmijë

Në një sulm ajror të forcave të regjimit të Asadit, në veri të këtij vendi sot janë vrarë 14 persona, në mesin e të cilëve eehde tetë fëmijë, njoftoi Vëzhguesi për të drejtat e njeriut. Sulmi u bë në qytetin Al Sadiri, në jug të Halebit, si përgjigje ndaj sulmeve të kryengritësve, transmeton agjencia amerikane e lajmeve AP. 

Sipas pohimeve të Vëzhguesit sirian, forcat kryengritëse kanë sulmuar një bazë ushtarake në periferi të qytetit, mirëpo aeroplanët e Asadit janë hakmarrë duke lëshuar bomba vdekjeprurëse në lagje të banuara me civilë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button