fbpx

32 kilogram marihuanë kishin destinacion Maqedoninë e Veriut, policia shqiptare kapi dilerët

Një 43-vjeçar është vënë në pranga dhe një 41-vjeçar tjetër është shpallur në kërkim, për shkak se kanë tentuar që të trafikojnë një sasi prej 32 kilogramësh mjete narkotike drejt Maqedonisë së Veriut.

Gjatë ndjekjes së policisë, ata kanë kryer manovra të rrezikshme, duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të rendit dhe kanë tentuar tia mbathin duke ecur me këmbë pasi kanë braktisur mjetin.

Shtetasi L.N, u kap në dalje të PKK Qafë-Thanë në tentativë për t’u larguar në shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe arrestimin e shtetasit L.A, njofton Syri.net.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve të Specializuara në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Librazhd pas një pune të mirëorganizuar dhe profesionale finalizuan operacionin policor të koduar ‘Dragostunja’, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit: L.N., 43 vjeç, banues në fshatin Pishkash Veri, Përrenjas, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.A., 41 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin edjhe të personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe arrestimin e shtetasit L.A.

Ndryshe, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close