RMV, ka lindur foshnjë me “mbështjellës uji”, fenomen që ndodh vetëm një herë në 80 mijë lindje

Shumë rrallë ndodhë që gjatë lindjes “mbështjellësi përreth frytit” të mos plasë dhe foshnja të lindë së bashku me mbështjellësen, ashtu siç ka qenë brenda mitrës, ndërsa edhe shumë më rrallë gjatë seksion cezarian, sepse mbështjellëset  përreth frytit duhet të shpërthejnë, që fryti të lind, e pothuajse asnjëherë nuk ndodh gjatë ndonjë lindjeje spontane vagjinale, shpjegon doktor Gjorgievska-Nikollovska, e cila thekson se ky është një fenomen jashtëzakonisht i rrallë në natyrë dhe besohet se lindja në mbështjellës i sjell lumturi fëmijës dhe tërë familjes, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë këtë javë u realizua një lindje e pazakontë. Bëhet fjalë për një mrekulli dhe fenomen të rrallë – lindja në mbështjellësen amniotike që ndodh një herë në 80 mijë lindje.

Foshnja e lindur në një “mbështjellës uji” u lind me ndihmën e doktoreshës Elena Gjorgievska-Nikollovska, gjinekologe, e cila së bashku me kolegen e saj Dr. Katerina Nikolloska, e realizuan lindjen me prerje cezariane të një shtatzëne e cila mbante binjakë, njoftoi Ministria e shëndetësisë.

“Si gjinekolog-obstetër me 18 vjet përvojë pune në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, pata mundësinë që së bashku me kolegen tim Dr. Nikolloska të bëjmë lindjen e një pacienteje në termin të shtatzënisë me binjak me prerje cezariane, me ç’rast, pas lindjes së foshnjës së parë, filloi lindja e foshnjës së dytë me një “mbështjellës të ujit”. I gjithë ekipi në sallën e operacionit për një moment u befasua nga ky fenomen natyror, pavarësisht numrit të madh të lindjeve që bëjmë çdo ditë. Në të vërtetë, vetëm atëherë e kuptojmë sa është e përsosur natyra dhe si ajo të gjitha i ka krijuar gjërat në mënyrë të përsosur”, thotë d-r Elena Gjorgievska-Nikollovska.

Gjatë shtatzënësisë, foshnja gjendet në mitrën e në një mbështjellës të quajtur “mbështjellësi amniotik”, i mbushur me lëng, i cili e mbron atë nga bakteret dhe viruset nga mjedisi i jashtëm gjatë zhvillimit të tij. Mbështjellësi e mbështet placentën dhe kërthizën për të kryer funksionet e tyre – për të sjellë oksigjen dhe materie ushqyese nga nëna tek fëmija. Në këtë mënyrë foshnja zhvillohet dhe mbijeton e mbrojtur në barkun e nënës.

“Gjatë lindjes së fëmijës është shumë e rrallë që “mbështjellësi përreth frytit” të mos plas dhe foshnja të lindë së bashku me mbështjellësin, siç ka qenë brenda mitrës, ndërsa shumë më rrallë ndodh kur lindja bëhet me prerje cezariane, sepse mbështjellësi përreth frytit duhet të shpërthejë, që të lindet fryti dhe pothuajse asnjëherë kjo nuk ndodh gjatë lindjes spontane vagjinale”, shpjegon doktor Gjorgievska-Nikollovska, duke theksuar se ky është një fenomen jashtëzakonisht i rrallë në natyrë dhe besohet se lindja në guaska sjell fat si për fëmijën ashtu edhe për gjithë familjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button