Guardiola: Nuk është pak të fitosh dy herë me Realin, duam trofeun e Champions

Manchester City siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Champions League, pas dy fitoreve 2-1 kundër Real Madrid. Një gëzim i dyfishtë për Pep Guardiolën, i cili, si një katalanas puro që është, lumturohet sa herë që triumfon kundër “Los Blancos”.

Në prononcimin e dhënë për mikrofonët e BT Sport, trajneri i klubit anglez flet për ndeshjen, paraqiten e djemve të tij dhe kualifikimin në tetë skuadrat më të mira të Evropës, transmeton ABC News.

Krijuam shumë raste dhe shënuam falë dy gabimeve të Realit. Tentuam të shfrytëzonim kundërsulmin, por nuk ishte aspak e lehtë kundër një ekip të ngjashëm. Në disa raste nuk ia dolëm të bënim atë presingun që donim, por zhvilluam një ndeshje pozitive në përgjithësi.

Fituam dy herë kundër Realit dhe ky është rasti i parë që Zidane u eliminua. Duam të fitojmë këtë kompeticion dhe kjo arrihet duke fituar ndaj ekipeve më të forta“, thekson Guardiola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button