Ekonomia e SHBA-së krijoi 1.8 milionë vende të reja punë gjatë korrikut

Departamenti Amerikan i Punës deklaroi se ekonomia e SHBA vijoi të shënojë shifra të rimëkëmbjes pas goditjes që pësoi nga pandemia. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit korrik në SHBA u hapën mbi 1.8 milionë vende pune, shifër kjo më e ulët nga periudha maj-qershor dhe një tregues se rastet e reja me koronavirus po ngadalësojnë ritmin e punësimeve.

Ndërsa numri i rasteve me COVID-19 vazhdon të rritet në pjesën më të madhe të vendit, bizneset ndodhen nën presion dhe shumë punëdhënës po ngurojnë të punësojnë njerëz, transmeton Zëri.

Sipas raportit të Departamentit të Punës ekonomia ka rikuperuar vetëm rreth 42 për qind të 22 milionë vendeve të punës që u mbyllën si pasojë e recesionit të shkaktuar nga pandemia gjatë 3 muajve të fundit.

Shkalla e papunësisë ra në muajin korrik nga 11.1 për qind në 10.2 për qind, por vazhdon të jetë më e lartë sesa niveli i papunësisë që u shënua gjatë recesionit të 2008-2009-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button