Aktori i Bollywood-it, Aamir Khan, do të xhirojë filmin e tij në Turqi

Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit ka bërë të ditur se Turqia është vendosur për xhirimin e pjesës së mbetur të filmit amerikan “Forrest Gump” të aktorit ndërkombëtar indian, AAmir Khan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Superylli i Bollywood-it do të kompletojë gjysmën e mbetur të filmit të tij “Laal Singh Chaddh”, një rixhirim i filmit amerikan të zhanrit komedi-dramë të vitit 1994, e hedhur në treg nga Tom Hanks në Turqi, pasi xhirimet në Indi u ndaluan për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19).

“Përderisa ylli 55-vjeçar gjatë vizitave të tij të fundit pati mundësinë të shoh potencialin e Turqisë në industrinë e filmit me infrastrukturën e saj teknike, lehtësirat e avancuara në kinema dhe kapacitetin e saj të fuqisë punëtore, Khan vendosi të transferojë filmin e tij të ri në Turqi”, njoftoi ministria turke.

Në muajin gusht, aktori indian dhe ekuipazhi i tij do të qëndrojnë në Turqi për punët përgatitore për të xhiruar filmin në vend, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë.

Turqia do të presë figura të shquara të kinemasë indiane për xhirimet që janë planifikuar të fillojnë në muajin tetor dhe të zgjasin për rreth 40 ditë.

Aamir Khan, ylli i filmave “Dangal”, “3 Idiots” dhe “PK”, do të aktrojë së bashku me aktoren e njohur Kareena Kapoor.

Advait Chandan, i njohur për filmin e tij “Superstar Secret”, do të jetë regjisori i “Laal Singh Chaddha”, i cili është producent së bashku me aktorin indian, Khan.

Për aktorin Khan, i cili në vitin 2017 erdhi në Turqi me ftesë të veçantë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit për të promovuar filmin e tij “Superstar”, u tregua interes i madh në Stamboll dhe në kryeqytetin Ankara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button