Xhaferi: Do ta rikthejmë Tetovën dhe Gostivarin

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, vlerëson se BDI-ja është pretendente të fitoj shumicën e pushtetit lokal dhe gjasat për këtë janë objektive.

“Nëse i marrim këto dy qytete, ne qëndrojmë më mirë sipas sondazheve se në 2009. Kur ne qëndrojmë më mirë, do të thotë që kundërshtarët qëndrojnë më poshtë, sepse nuk mundet të dy palët të jenë të avancuar. Pra, është legjitime që ne t’i rikthejmë qytetet në Pollog”, ka thënë Xhaferi për “Zhurnal Plus”.

““Sondazhet janë të atilla dhe e gjithë kjo e bënë situatën më serioze që ne t’i bëjmë të gjitha anketimet, t’i marrim të gjitha opinionet dhe të përcaktohemi për kandidatët fitues e jo të bëjmë vetëm vendime politike se ky apo ai mund të jetë kandidat i mundshëm”.

Lajme të ngjashme

Back to top button