Tërmet me fuqi prej 4,9 ballëve e goditi pjesën lindore të Algjerisë

Tërmet me intensitet prej 4,9 ballëve sipas Shkallës së Rihterit sot e goditi pjesën lindore të Algjerisë, në të cilin nuk ka persona të lënduar ose viktima, kumtoi Shërbimi për mbrojtje civile, transmeton MIA.

Tërmeti shkatërroi tre shtëpi, mes të cilave edhe një vilë katërkatëshe, ndërsa 31 banesa janë shkatërruar, ndërsa njerëzit në panik kanë dalë nëpër rrugë.

Pas tërmetit ka pasur edhe një tërmet me fuqi prej 4,5 ballëve.

Tërmeti ka shkaktuar dëmtim edhe në rrugët të cilat janë mbyllur për qarkullim.

Tërmeti me fuqi prej 6,7 ballëve e goditi Algjerinë në vitin 2003 në të cilin e kanë humbur jetën 2.000 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button