fbpx

Gashi: Jam optimist se do të formohet Qeveri, pres të bëhemi pjesë e saj

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi është optimist  se do të formohet qeveri e re dhe para skadimit të 20-të ditëve pas ndarjes së mandatit, si dhe që koalicioni i tyre me Aleancën për Shqiptarët do të jetë pjesë e saj, transmeton MIA.

“Megjithatë, deri te mandatari është dhe deri te shifrat. Uroj që të ishim ne,  por nuk jemi në pozitë tani të negociojmë as të imponojmë. Pjea jonë është thënë, qartë kemi thënë se cilat janë pozitat tona. Me korrektësi jemi pozicionuar edhe në lidhje me BDI-në dhe në lidhje me partitë politike maqedonase, nuk duam të favorizojmë askënd, as të hendikepojmë. Mendoj se është shumë e rëndësishme sepse qeveria e kaluar dhe të gjitha qeveritë e kaluara ishim të drejtuar para shumë sfidave të rënda dhe çështjeve si zgjidhja e kontestit me emrin, Marrëveshja me Bullgarinë…Tani për herë të parë mendoj se anija do të na lundrojë në ujëra më të qetë, jo se punët e brendshme janë më të qeta, por me të vërtetë koha përfundimtare është të merremi me punët më të rëndësishme të cilat ndikojnë thellësisht në interesat e qytetarëve – ekonominë, shëndetësinë, shtetin juridik, arsimin”,..tha Gashi duke qenë mysafir në emisionin “Samo intervju” në TV kanal 5.

Jam optimist, citoi, se do të formohet qeveri, qeveri e mirë. Pres që edhe ne të bëhemi pjesë e asaj qeverie, nëse arrijmë përcaktimet tona programuese dhe  premtimet parazgjedhore t’i vendosim, të bëhen pjesë e programit zgjedhor. Presim, që të vjen një moment shumë interesant, ku do të duhet të punojmë  të gjithë së bashku dhe të tregojmë se duhet të ndalen disa praktika të urrejtjes politike dhe betejës së brendshme”; tha Gashi.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme formimi i Qeverisë të themelohet në bazë të legjitimitetit. Tha se për shkak të rrjedhës së zgjedhjeve, i kanë lejuar BDI-së të negociojnë për Qeveri. Konsideron se BDI nuk do të tërhiqet nga kërkesa e tyre që kryeministri i shtetit të jetë shqiptar.

“Në zgjedhjet, flas për pjesën shqiptare, kishte dy koncepte. E para ishte për kryeministrin shqiptar, ndërsa e dyta ishte shtet për të gjithë. Ne kemi bërë program, dolëm para qytetarëve me ofertën tonë. Ne atëherë thamë se ajo është mashtrim i marketingut dhe është e pamundur tani për momentin, dhe jo vetëm që nuk është e mundur, por edhe nuk është ndonjë interesim i madh i shqitarëve”, tha Gashi.

Pjesa e numrave për formimin e qeverisë, theksoi është përgjegjësi e mandatarit.

“Ne jemi këtu dhe presim nëse kemi ofertë për të qenë pjesë e qeverisë. Normalisht ne do të hynim dhe do të negocionim nëse BDI-ja nuk do të ketë sukses me kryeministrin, atëherë ne do të fillonim negociata për programin tonë. Pjesa me numrat për formimin e qeverisë është përgjegjësi e mandatarit. Kjo është përgjegjësi e atij që ka fituar në zgjedhjet. Ne në këtë pjesë nuk do të mund të ndihmojmë. Gjëja e vetme që mund të bëjmë është që t’i ofrojmë deputetët tanë që të votojnë për Qeveri, për të cilën mendojmë dhe besojmë se do të jetë në dobi të qytetarëve”, deklaroi Gashi.

Gashi gjithashtu foli edhe për paralajmërimet se mund të ketë qeveri më të gjerë me të gjitha partitë shqiptare në pushtet për çka theksoi se është shumë me rëndësi ata nga mandatari të marrin ofertë dhe të negociojnë për
programin dhe formatin.

“Ne nuk duam të jemi pjesë e qeverisë me çfarëdo parti politike. Kur do të vijë në tryezë ajo ofertë, program dhe formati (do të thotë cila do parti tjerë do të ishte) atëherë do të kishte përgjigje të qartë. Në vitin 2018 para nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës si parti politike dhe lider mendojmë se kur shteti është në udhëkryq. Është shumë me rëndësi që të gjithë qytetarët dhe aktorët politikë të tregojnë në cilën anë të historisë kanë qenë kur janë zgjidhur çështjet e rëndësishme. Atëherë hymë për të ndihmuar me një ministri dhe pa përgjegjësi të madhe. Tani situate është ndryshe. Pasqyra politike tek shqiptarët filloi të kristalizohet. Disa parti tani më i kanë ndryshuar. Nga njëra anë BDI-ja, nga ana tjetër koalicioni ynë dhe duhet të jemi të kujdesshëm përveç në pjesën
se kush do të jetë pjesë e atij pushteti duhet të kemi kujdes edhe për opozitën”, theksoi Gashi.

Me rëndësi, sipas tij, është që shqiptarët të kenë opozitë të shëndetshme, siç tha, ose BDI-ja ose ata si koalicion.

“Prandaj ne nuk mund të jemi pjesë e qeverisë së njëjtë me BDI-në këtë herë”, theksoi Gashi.

I pyetur nëse mund Alternativa të dakordohet për qeveri pa Aleancën për Shqiptarët, Gashi tha se kjo nuk mund të ndodh në asnjë mënyrë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close