Indi, aeroplani i pasagjerëve rrëshqet jashtë pistës në Kerala

Një aeroplan i kompanisë ajrore “Air India Express” me 191 pasagjerë në bord ka rrëshqitur jashtë pistës në shtetin jugor indian Kerala, transmeton, Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët thanë se incidenti ndodhi në qytetin Kozhikode mes reshjeve të shiut që po kalon vendi.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil të Indisë (DGCA), aeroplani u nda në dy pjesë në Aeroportin Ndërkombëtar të qytetit Kozhikode.

“Air India Expres AXB1344, B737, nga Dubai në Calicut, 191 persona në bord, pasi u ul në pistën 10, vazhdoi deri në fund të pistës dhe ra poshtë në luginë, ku u nda në dy pjesë”, njoftoi DGCA.

Përderisa nuk pati komente nga ndonjë zyrtar për viktima, Alphons KJ, udhëheqës i partisë në pushtet Bhartiya Janta (BJP) nga Kerala dhe ish-ministër, tha se piloti ka vdekur dhe se aeroplani nuk mori flakë.

“Tragjedia e dytë e ditës në Kerala… Air India Express rrëshqet jashtë pistës në Kozhikode, pjesa e përparme e ndarë, piloti i vdekur dhe shumë pasagjerë të plagosur. Të gjithë pasagjerët u evakuuan. Shumë me fat që aeroplani nuk mori flakë”, shkroi ai në twitter.

Ministri indian i Punëve të Brendshme, Amit Shah, po ashtu shkroi në twitter lidhur me incidentin.

“I dëshpëruar pasi mësova mbi aksidentin tragjik të aeroplanit të Air India Express në Kozhikode, Kerala. Kemi udhëzuar NDRF-në që të arrijnë sa më shpejtë në vendngjarje dhe të ndihmojë në operacionet e shpëtimit”, shkroi ai, duke iu referuar Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive.

Ndërkohë, kryeministri i Kerala-s, Pinarayi Vijayan, njoftoi se ai ka udhëzuar autoritetet që të ndërmarrin veprime urgjente.

“Ministri A.C. Moideen do të udhëheqë përpjekjet e shpëtimit në Aeroportin Ndërkombëtar në Kozhikode. Policia dhe personeli i Forcave të Zjarrfikësve janë vendosur në vendin e përplasjes së Air India Express”, shkroi Vijayan në twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button