SHBA sanksionoi shefen ekzekutive të Hong Kongut dhe zyrtarë të tjerë

SHBA ka vendosur sanksione ndaj shefes ekzekutive të Hong Kongut, Carrie Lam dhe dhjetë zyrtarëvë të tjera me pretendimin për “dëmtimin e autonomisë së Hong Kongut”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përcaktimet janë bërë në bazë të një urdhri ekzekutiv të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i nënshkruar më 14 korrik, që lejon zbatimin e sanksioneve mbi individët për të cilët administrata vlerëson se po dëmtojnë demokracinë e Hong Kongut.

“SHBA është me popullin e Hong Kongut dhe ne do të përdorim mjetet dhe autoritetet tona për të shënjestruar ata që dëmtojnë autonominë e tyre”, tha në një deklaratë Steven Mnuchin, sekretari amerikan i Thesarit.

Departmenti amerikan akuzon shefen ekzekutive të Hong Kongut se është “përgjegjëse e drejtpërdrejtë për zbatimin e politikave të Pekinit për shtypjen e lirisë dhe proceseve demokratike”, duke theksuar se ajo renditet në listën e zezë për përfshirjen në zhvillimin dhe zbatimin e një ligji të diskutueshëm të sigurisë kombëtare, për të cilin kritikët thonë se ka për qëllim të shuajë shprehjen e lirë në territorin gjysmë autonom kinez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button