fbpx

Shqipëri, 1 viktimë dhe 135 raste të reja me koronavirus

Në Shqipëri janë regjistruar 135 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1 person ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 6.151 dhe numri i të vdekurve në 189.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 586 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.

Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar në 3227 numrin e të shëruarve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë i rikujton qytetarëve se vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme dhe se moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ në fuqi.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 44.881 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close