fbpx

MPB ka njoftuar Prokurorinë se ka bazë të dyshojë se kush ndërton pa leje te QT “Mavrovasja”

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar sot se ka dyshime bazë se kush është investitori i mundshëm i objektit pa leje te QT “Mavrovasja”. Në lidhje me këtë, MPB i ka dërguar raport edhe Prokurorisë Publike , ku e ka informuar edhe për të gjitha masat dhe aktivitetet që ka ndërmarrë në lidhje me këtë rast si dhe dëshmitë adekuate që ka mbledhur dhe ka indikacione për atë se kush mund të ndërtojë objektin, njofton Portalb.mk.

Nga ministria nuk kanë treguar se kush është investitori dhe kompania për të cilat ka dëshmi dhe dyshime në hetimin e tyre se po ndërton objektin pa leje te QT “Mavrovasja”.

“Sektori i Punëve të Brendshme Shkup – Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë Byrosë për siguri publike, gjatë periudhës së kaluar, duke i zbatuar masat dhe aktivitetet e domosdoshme në sferën e kompetencës së saj, në mënyrë intensive ka punuar në drejtim të konfirmimit të ekzistimit të bazës së dyshimit për vepër të kryer penale ‘ndërtim joligjor’, që ndiqet me detyrë zyrtare sipas nenit 244 nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut në rajonin e Qendrës tregtare “Mavrovasja”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Identitetit e pronarit nuk e ka bërë të ditur as Prokuroria Publike.  Nga Prokuroria Publike deklaruan për Portalb.mk se i kanë dhënë urdhër të ri MPB-së për mbledhjen e dokumentacionit shtesë në lidhje me këtë rast. Nga kjo prokurori, kanë konfirmuar se kanë marrë edhe një pjesë të dokumenteve nga kadastri, por se momentalisht nuk ka akoma person të dyshuar në lidhje me ndërtimin pa leje.

“Bëhet fjalë për informim nga ana e MPB-së. Raporti është pranuar dhe është vepruar menjëherë. Përkatësisht MPB i është dhënë urdhër i ri për mbledhjen e informatave shtesë, në drejtim të verifikimit të fakteve. Kjo është faza parahetimore dhe akoma nuk ka person të dyshuar konkretisht që do të mund ta theksonim ne. Do të thotë akoma vërtetohen faktet.  Ka një pjesë të dokumentacioneve nga kadastri, një pjesë tjetër duhet të sigurohet, akoma po punohet në mbledhjen e dokumentacioneve”, deklaruan nga Prokuroria Publike.

Komuna e Çairit dje ka shpallur thirrjen e dytë publike për tender për largimin e objekteve pa leje. Pasi që në shpalljen e parë nuk u paraqit asnjë operator ekonomik, komuna për radhë të dytë kërkon kompani që do të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja”. Afati për dorëzimin e ofertave është deri më 13 gusht në orën 12.

Në rast se edhe në thirrjen e dytë nuk paraqitet asnjë operator, atëherë sipas ligjit, vijon procedura e negocimit, ku operatorëve u dërgohet ftesë direkte.

Kujtojmë se, investitori që ka nisur ndërtimin e objektit pa leje para QT “Mavrovasja” mbetet akoma i panjohur.

Objekti në fjalë po ndërtohet në lokacion ku ka qenë i pozicionuar më herët lokali “Fontana”, i cili muaj më parë u përfshi nga zjarri. Zjarri përfshiu gjithçka duke lënë vetëm skeletin e strukturës metalike të lokalit afër përmendores së Hasan Prishtinës.

LEXO: Asnjë operator ekonomik nuk është i interesuar që të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja”

LEXO: Komuna e Çairit nesër do të shpallë ofertat për zgjedhjen e kompanisë që do të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja

LEXO: Komuna e Çairit nuk e ka gjetur akoma pronarin e objektit pa leje në QT “Mavrovasja”, rrënimi nuk pritet të ndodhë së shpejti

LEXO: Komuna e Çairit thotë se “personi i panjohur” ndërton objekt ilegal në QT “Mavrovasja”, vendimi për rrënim duhet të kalojë disa procedura

LEXO: Zjarri e ka kapluar një kafiteri në Q.T. Mavrovasja (VIDEO)

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close