fbpx

Mënyra më e shijshme e përgatitjes së tavës me pulë dhe oriz

Receta me mish pule janë fantastike në çdo mënyrë gatimi.Në supa të ndryshme, gjellë apo tava mishi i pulës mbetet ndër më të preferuarit jo vetëm për shijen që u jep gatimeve por edhe për vlerat ushqyese që ka, shkruan Agroweb.org.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një recetë të shijshme dhe një mënyrë gatimi shumë të veçantë të përgatitjes së tavës me pulë dhe oriz, pasuruar me disa përbërës të tjera që i shtojnë edhe më shumë shijen dhe aromën.

Një recetë ideale për një vakt të plotë dreke por edhe darke gjithashtu, ashtu siç është edhe një mënyrë perfekte për ta përgatitur gjatë fundjavave kur familja bashkohet rreth tryezës.

Kjo tavë fantastike mund të shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, turshi por edhe salca të ndryshme.

Gjithashtu  kjo tavë shoqërohet plot shije edhe me tarator me kos, hudhra e kastraveca.

Përgatitja e pulës me oriz  

Përbërësit

1 pulë e majme e freskët

1 kg oriz

2 l ujë

2 kokrra qepë mesatare

3-4 domate mesatare

Vaj ulliri

Kripë

Kopër

Përgatitja

Vendosni një tenxhere në zjarr dhe shtoni aty vajin e ullirit dhe qepët e grira hollë. Kaurdisini për pak dhe më pas shtoni thelat e mishit të pulës.

Kaurdisini për pak minuta nga të dyja anët sa mishi të humbasë ngjyrën e kuqe.

Më pas, shtoni domatet e grira në rende, dhe lërini të ziejnë bashkë me qepën dhe mishin e pulës për pesë minuta.

Hidhini ujin dhe lëreni të ziejë. Për të provuar nëse mishi është zierë sa duhet, Agroweb.org ju këshillon të provoni nëse mishi shkëputet nga pjesa e fundit të kofshës së pulës.

Në këtë moment, hidhni orizin dhe lëreni në tenxhere për 4-5 minuta. Rregullojeni masën me kripë, piper dhe kopër dhe shtrojeni në një tepsi.

Sipas traditës tava piqet në saç, në mungesë të tij ajo futet në furrë dhe piqet derisa të marrë në sipërfaqe ngjyrën e pjekjes.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close