fbpx

Është arritur marrëveshje për ujësjellësin në Siniçan

Pas 20 gushtit pritet që ekskavatorët të vazhdojnë punën për ujësjellësin e Siniçanit. Kryetari i Bogovinës Albon Xhemaili për Alsat shprehet se në Qeveri kanë gjetur zgjidhje kompromisi. Janë marrë vesh që së bashku të bëjnë projektin e furnizimit me ujë që do të sigurojë ujë të pijshëm për banorët e Siniçanit.

Projekti, sipas Xhemailit, do të jetë gati në një afat shumë të shpejtë, për vetëm dy javë dhe më pas zyrtarisht do të fillojnë punimet ndërtimore, në përputhje me dokumentacionin e projektit.

Ndryshe, fshati Siniçan gjatë kohë ka problem me ujin e pijshëm. Për këtë shkak, në fund të muajit korrik banorët e fshatit me vetëiniciativë dolën për të punuar dhe për të rregulluar një gyp për ujësjellës të përkohshëm, në një vend malor në hyrje të fshatit fqinj, Urviç. Por, banorët e Urviçit nuk lejonin të merret ky burim me ujë prandaj dhe e kanë thirr policinë e cila i ndaloi punimet me pretekstin se presin urdhrin me shkrim nga prokuroria që të tërhiqen. 

Megjithatë, ditëve të fundit banorët kanë përafruar qëndrimet dhe vendasit e Urviçit pasi realizuan takim me kryetarin e komunës së Bogovinjës, u pajtuan që Siniçani të shfrytëzojë ujë nga burimi në tokën e tyre.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close