fbpx

Sa të pa përkrahur që jemi!

Ditë të e shpeshta dhe me pakuptueshmërinë e tyre na bëjnë që shpeshherë të jemi të demotivuar. Më thumbon çështja e mos përkrahjes sonë. Më humb peizazhin e bukur të jetës,qëllimet paqesjellëse dhe të gjitha idetë vetë si ne  e ardhmja e këtij populli.

Vazhdimet e tyre me mundime të ndryshme po na e kaplojnë trurin duke bërë që idetë tona të lundrojnë nëpër tru dhe mos të dalin në vepra. Përse ndodh kjo?

Kjo ndodh si shkak i mospërkrahjes sonë,nga mos kujdesi i tyre ndaj neve,largimi i tyre dhe krijimi i një distance që të imponon një demotivim dhe bezdisje nga kjo gjendje njëkohësisht edhe humb shpresat tek të gjithë ne për të menduar të ardhmen.

Gjërat të cilat po sjellin monotoninë janë veç më të dukshme dhe jam e bindur se çdo i ri,e re ,student madje qoftë edhe nxënës po përjeton të njëjtat vështirësi,të njëjtën ndjenjë dhe idenë e vetme se ne dimë,duam por nuk mundemi.

Fjalët ,shprehjet tona asnjëherë nuk kanë dhe do të kenë të mbaruar për ne,ne dhe vetëm ne.
E sikur të mos ishim ne a do të ishte vallë dikush tjetër ,shumë vështirë të definohet sepse të tjerët do të ishin kopja e tyre dhe se gabimet ,demotivimet do të ishin rutina jetësore.

Dua të bëhem e shurdhur por fjala student nuk më lejon,dua të bëhem e heshtur por vetëdijesimi po i mi nxjerrë fjalët pa më pyetur,dua dhe shpresoj se një ditë do të mund të ndryshojmë këtë vend,shoqëri,shtet ashtu sikur stinët që bëjnë ndryshimin e gjërave .

Jam vetëm student ,por kuptohet që ky emër do të më mbetet mua vetëm 4 vite pasi pas 4 viteve duhet tua lejoj këtë emër të tjerëve e unë ,ne duhet të marrim emrin e atyre që e kanë sot.

Andaj nëse sot nuk më përkrah,nuk më motivon,nuk më inspiron për punë,përmirësim dhe zhvillim dua të dini se do të jem unë ajo e para që do ju rrëzoj nga pallati i këtyre ëndrrave shkatërruese

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button