RMV, Konfederata e Sindikatave të Lira: Të papunët të lirohen nga pagesa e rrymës dhe ujit

Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) kërkon që të gjithë personat e papunë të lirohen nga pagesa e rrymës elektrike dhe ujit, njofton Portalb.mk.

Në kumtesën e sotme të tyre, KSL vlerëson se rritja e çmimit të rrymës elektrike dhe rritja e akcizës për derivatet e naftës në mënyrë të drejtpërdrejtë i rëndon qytetarët.

“KSL kërkon nga shteti që të heqë dorë nga pagesa për shfrytëzim të resurseve të rrymës dhe ujit të cilat i posedon shteti dhe të mos ketë kërkesa për të njëjtat nga personat e papunësuar me çka do të tregojë virtyt dhe se me të vërtetë kujdeset për qytetarët e saj. Njëkohësisht dëshirojmë të njoftojmë se përmbaruesit tanimë janë procedurë të pagesës ndaj atyre që nuk i kanë paguar harxhimet kryesore jo për shkak të vullnetit të tyre, por për shkak të krizës e cila rëndon në shpinë të qytetarëve gjatë periudhës së kaluar, a do të vijojë edhe rritje e së njëjtës”, thonë nga KSL.

Ndryshe, dje qytetarët nga Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari e Dibra kanë protestuar kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike për 7,42%. Ata kërkuan që menjëherë të shfuqizohet ky vendim.

Lidhja e Sindikatave gjithashtu sot ka reaguar duke kërkuar që për aq përqindje sa është shtrenjtuar rryma, për aq të rriten pagat dhe pensionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button