Në kohë të KOVID-19, prognozat për liri të shtypit janë të errëta

Pandemia me KOVID-19 e ka ndryshuar mënyrën e punës së gazetarëve, dhe ajo është bërë para se gjithash pasi që autoritetet në shumë vende infektimin e marrin si arsyetim që t’i heshtin mediat, shkruan Ketrin Jakobsen, për Komitetin për Mbrojtje të Gazetarëve (KMG), transmeton Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatike (SPGPM).

Disa rreziqe të caktuara me kalimin e kohës do të zvogëlohen: vaksina për KOVID-19 përfundimisht do t’i mbrojë njerëzit, përfshirë edhe gazetarët, nga infektimi ose shpërndarja e virusit. Por, disa nga masat e ndërmarrja për kufizim të lirisë së shtypit, qëllimisht ose jo, mund të vazhdojnë edhe në të ardhmen, thonë ekspertët.

Është e mundshme që përgjigjet e virusit korona ta ndryshojnë paradigmën afatgjate për gazetari në mënyrë të paparashikueshme, njëjtë sikur sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, e përshpejtuan ekspansionin global të ligjeve anti-terroriste, dhe në vend u rrit numri i gazetarëve të burgosur, praktikë që vazhdon edhe sot.

Shkeljet e lirisë së shtypit në nivel global, të cilat Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve i ka dokumentuar në lidhje me pandeminë, mundet që përafërsisht të ndahen në 10 kategori të cilat duhet të vëzhgohen: ligje kundër “lajmeve të rrejshme, burgim të gazetarëve, suspendim nga liria e fjalës, censurë e ashpër, edhe online edhe ofline, kërcënime dhe keqtrajtime të gazetarëve, edhe online edhe ofline, kushte për akreditim dhe kufizim të lirisë së lëvizjes, kufizim të qasjes deri tek informatat, dëbim dhe restrikcione për viza, ndjekje dhe kërkim i të dhënave, masa të jashtëzakonshme.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button