Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski dhuroi plazmë gjaku

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski i dhuroi plazmë gjaku Institutit për mjekësi transfuzioni. Ai tha se ndjehet i lumtur që ka arriutr të mbajë premtimin se sapo të shërohet nga korona virusi dhe të krijohen kushtet, do të dhurojë gjak që të ofrojë mundësi për mjekim të suksesshëm, njofton Portalb.mk.

“Pasi që e mposhta infektimin me Kovid-19 dhe pas një sërë hulumtimesh he procedurash, u vërtetua se i përmbush kushtet për dhurim të plazmës konvalecsente. Nuk hezitova fare dhe menjëherë u paraqita për dhurim të plazmës”, tha Georgievski.

Ai u bëri thirrje të gjithë personave të cilët janë shëruar nga Kovid-19 të dhurojnë gjak, në mënyrë që t’u jepet mundësia atyre të cilët do të kalojnë nëpër këtë golgotë, ta kalojnë më lehtë.

“Dëshiroj të porosis se është me rëndësi të madhe të kuptojnë se të gjithë të cilët u shëruan nga ky infektim, se sa më shumë persona dhurojnë gjak, aq më shumë bashkëqytetarë tanë do të mund ta mposhtin Kovid-19 më lehtë, sepse plazma e gjakut e personave që janë shëruar ka antitrupa të cilët i ka krijuar organizmi gjatë betejës me sëmundjen, ndërsa lidhet me virusin e organizmit të të sëmurit, e zvogëlon veprimin e tij dhe me këtë e pakëson progresin e sëmundjes. Prandaj, ju inkurajoj, të gjithë që arritët ta mposhtni sëmundjen, të dhuroni plazmë gjaku, sepse nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të shpëtoni jetën e dikujt”, theksoi Georgievski.

Kryetari i komunës së Gazi Babës, që shtrihet në pjesën lindore të Shkupit, Borçe Georgievski rezultoi pozitiv në testimin për praninë e virusit korona në muajin qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button