Bale së shpejti në Real Madrid

Gareth Bale është objektivi kryesor i Real  Madrid në merkato.

Mbrojtësi i Tottenham shihet si një përforcim për madrilenët për sezonin 2013-2014. Kontaktet e para janë bërë në verën e kaluar, ku dy klubet ranë dakord për kalimin e Luka Modric nga Anglia në Spanjë.

Në atë kohë Reali mori përgjigjen se Bale nuk është në shitje, por në këto momente ka rinisur sërish ofensivën, nisur nga fakti që vetë futbollisti ka deklaruar shpesh herë që kërkon të luajë në një skuadër ku mund të fitojë shumë tituj.

Los Blancos mbeten favoritë për të marë shërbimet e Bale dhe kjo për shumë arsye. Midis klubeve ekzistojnë marëdhënie të mira pas transfertave të Van der Vart  tek Tottenham dhe Modric drejt Realit

Lajme të ngjashme

Back to top button