Thaçi: Në Maqedoni nuk ka problem qytetar, por problem etnik

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot në Tetovë, organizoi koktejin tradicional të fundvitit. Lideri i kësaj partie Menduh Thaçi drejtoi mesazhin dhe urimet e tij për vitin e ardhshëm. 

“Partia jonë është ballafaquar me vështirësi të jashtëzakonshme  me goditje të brendshme, fatkeqësisht  herë pas here edhe nga disa shqiptarë, me goditje institucionale të përgatitur nga shteti dhe maqedonasit ta likuidojnë këtë platformë. 

Sot kam edhe një porosi për oponentët tonë politik, për maqedonasit dhe për Bashkësinë Ndërkombëtare: Nuk mund t’i ikni kësaj Partie, nëse dëshironi ta ngritni Maqedoninë në shtet të përparuar në kuadër të Unionit Evropian dhe NATO-s. 

Shpeshherë ka pasur dilema edhe te ju në përcaktimin e ‘kokëfortë’ të ëndërrimeve të Partisë që kam drejtuar une, unë besoj se ju moti jeni të bindur, ndërsa tash pres një kohë të reflektimit që të bindeni tërësisht edhe shqiptarët se kjo betejë nuk është përrallë, kjo betejë nuk është tallje, por është betejë shumë e rëndë shekullore për ta ruajtur thelbin, bërthamën e kombit shqiptar në Maqedoninë kushtimisht ‘të re’ e cila natë e ditë punon për ta dëmtuar këtë bërthamë , në anën tjetër lëvizjet e fundit të opozitës maqedonase aspak nuk dallojnë nga lëvizjet qeveritare, tentimi për ta eliminuar bërthamën  apo pakënaqësinë e shqiptarëve si një problem qytetar, vazhdon edhe nga opozita  maqedonase”, tha në fjalimin e tij Thaçi. 

“Nuk guxojmë t’i ngatërrojmë gjërat, në Maqedoni nuk ka problem qytetar, por në Maqedoni ka problem etnik mes popullit maqedonas dhe mes popullit shqiptarë”, vijoi Thaçi.

“Unë pres me punën të cilën kemi bërë bashkërisht të gjithë që vitin e ardhshëm  pikërisht në mars kjo parti të ngadhënjejë në zgjedhjet lokale dhe jo më larg se gjysma e parë  e vitit të ardhshëm të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe po ashtu kjo parti të arrijë qëllimin parësor, të legjitimohet si politikë dhe si platformë  para shqiptarëve dhe më pastaj vjen finalja  e negociatave të vështira, shumë të lodhshme me palën maqedonase të cilat do të rezultojnë me sukses”, tha ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button