Ndalohet fluturimi i aeroplanëve gjatë thirrjes së ezanit?!

Parlamenti i Iranit ka ndaluar fluturimin e aeroplanëve gjatë thirrjes së ezanit.
“Sipas ligjit të ri është i ndaluar fluturimi i aeroplanëve gjatë kohës së ezanit, në veçanti gjatë thirrjes për lutjen e mëngjesit”, ka njoftuar zëdhënësit i Parlamentit iranian, Ali Taheri.

Drejtori i agjencisë iraniane të aviacionit, Hamid Reza Pahlevani, ka thënë se aeroplanët mund të nisen gjysmë ore pas thirrjes së ezanit për lutjen e mëngjesit, në mënyrë që udhëtarët të kenë kohë ta falin namazin.

Ai ka thënë po ashtu se vëmendje e veçantë do t’u kushtohet edhe rregullave islame të veshjes së femrave që punojnë nëpër aeroporte ose nëpër kompani të aviacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button