Teuta Arifi del kandidat për Tetovën?

Siç mëson portali OhridSky nga disa burime të VMRO-DPMNE-së, 18 funksionarë të kësaj partie, kanë mbajtur një mbledhje të fshehtë në afërsi të Shkupit.

Në këtë mbledhje është diskutuar në lidhje me disa ndryshime të mundshme në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, të cilat do të ndodhin pas Vitit të ri. Gjegjësisht, është vendosur se Teuta Arifi do të kandidohet për kryetare të komunës së Tetovës, si dhe se do të ndërrohet edhe ministrja Jankulloska, Mile Janakievski dhe Todorovski. E gjithë kjo do të ndodh gjatë gjysmës së dytë të muajit janar, transmeton Ohridsky.

Gjithashtu, mësohet se një anëtar i BDI-së do të vihet në vend të Mile Janakievskit, ndërsa VMRO-DPMNE do ta marrë Sekretariatin për çështje evropiane./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button