Mali i Zi me vendim të ri për hyrjet e qytetarëve të vendeve tjera

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit. Qytetarëve të këtyre vendeve, për të hyrë në Mal të Zi, u kërkohet testi për COVID-19 sipas metodës PCR dhe ai serologjik – Elisa ose ECLIA , jo më i vjetër se 72 orë, shkruan REL.

Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus.

Sipas një njoftimi të qeverisë malazeze, lejohet hyrja – pa test – për qytetarët nga Rusia, Ukraina, Kanadaja, Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Zimbabveja.

Masa hyn në fuqi më 7 gusht.

Në Mal të Zi, masat për të luftuar dhe përhapur koronavirusin janë ende në fuqi, duke përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse dhe kufizimet për tubimet në natyrë dhe mbajtja e distancës fizike në ambiente publike të brendshme.

Që nga fillimi i qershorit, 51 persona kanë vdekur nga COVID 19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Në Mal të Zi, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 3480 raste të të infektuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button