Është penguar një përpjekje për kontrabandë me drogë në vendkalimin kufitar “Bllatë”

Në vendkalimin kufitar “Bllatë” në kufirin Shqipëri – Maqedoni e Veriut në Dibër është penguar një përpjekje për kontrabandë të 200 kilogramë mariuhanë.

“Droga është zbuluar në një automjet me targa të Shqipërisë dhe me logo të prodhuesit të mobilieve, i drejtuar nga personi Florian Alimani (26) nga fshati kufitar shqiptar Gjuricë, por banor i Durrësit. Mjeti narkotik ishte i dedikuar për tregun e drogës në Maqedoninë e Veriut”, qëndron në kumtesën e Komisariatit të Policisë së Peshkopisë.

Droga ishte zbuluar pas kontrollit të dytë, ndërsa ishte fshehur në një hapësirë të posaçme e vendosur në dyshemenë e automjetit.

Nga informacionet e para të policisë droga ishte ngarkuar në Peshkopi.

Sipas policisë, aksioni i suksesshëm është rezultat i masave të përforcuara të kontrollit me qëllim parandalimin e çfarë lloj tentimi për kontrabandë të drogës, si dhe parandalim të çfarëdo lloj veprimtarie kriminale.

Kjo është sasia më e madhe e drogës e konfiskuar në të dyja anët e këtij vendkalimi kufitar, ndërsa gjithmonë ishte zbuluar gjatë hyrjes në territorin tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button