Një pjesë e Tetovës edhe nesër pa ujë, do të vazhdojë sanimi i defekteve

Furnizimi me ujë filloi të normalizohet, por edhe nesër për të tretën ditë me radhë do të ketë ndërprerje në disa pjesë të Tetovës për shkak të nevojës që të punohet ende në sanimin e defekteve për shkak të së cilave prej dje ujë për pirje nuk ka pasur në 90 për qind të qytetit.

Sipas informacioneve nga njësia e punës “Ujësjellësi dhe kanalizimi” rreth orës 17:00 tërësisht është sanuar defekti i tubit F300 në rrugën “Cvetan Dimov”, transmeton MIA.

Pas sanimit të defektit në rrugën “Cvetan Dimov” punët në defektet janë ndërprerë për shkak të nevojës që të bëhet kontroll në rrjedhën e ujit.

“Nesër do të ketë sërish ndërprerje në furnizimin me ujë për shkak të asaj që ekipet ishin të angazhuara më shumë se 24 orë dhe ishin të lodhur. Nesër do të sanohet defekti tek Xhamia e larme”, informoi Lulzim Shaqiri nga Ujësjellësi dhe kanalizimi.

Gjatë ditës së djeshme më shumë se 12 orë ishin të nevojshme që të sanohet dhe të ndërrohet tubi F300 i gjatë 4,5 metra në rrugën “Cvetan Dimov”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button