Berisha: Nacionalizmi shqiptar, më i qytetëruari, mos u trembni

Të enjten në mbrëmje, Kryeministri Sali Berisha organizoi në “Pallatin e Brigadave” pritjen e përvitshme të personaliteteve të mediave shqiptare. Në kuadrin e demokracisë, Berisha e cilësoi “median si pasurinë më të madhe të vendit”.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë së Republikës së Shqipërisë deklaroi: “Gjatë këtij mandati qeverisës, media ka qenë de facto opozita e shkëlqyer e vendit”.

Më pas Berisha foli për spontanitetit e organizimit të festimeve e 100-vjetorit të Pavarësisë, të cilin e krahasoi me mitingun e Xhejms Bejkerit në vitin 1991. Duke qendruar në kuadrin e nacionalizmit, Berisha deklaroi se askush nuk duhet t’i trembet nacionalizmit shqiptar, i cili është nacionalizmi më qytetar dhe tërësisht i frymëzuar nga vlerat e lirisë.

“Do të ishte e pafalshme që për shkak të barbarive të nacionalizmave të tjerë, të vendosim në të njëjtin shtrat nacionalizmin shqiptar, që nuk bazohet mbi urrejtjen dhe shfarosjen”, tha Berisha./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button