Ahmeti dënon dhunën në parlament

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dënuar ngjarjet e fundit të kuvendin republikan, zënkën mes deputetëve maqedonas dhe largimin me dhunë të gazetarëve nga salla e seancave.

‘Ngjarjet që ndodhën në parlament me rastin e miratimit të Buxhetit, nuk kanë qenë të dëshirueshme, si të tilla nuk na pëlqejnë por edhe opozita nuk e ka gjetur mënyrën më të mirë se si të demonstrojë bindjet dhe përcaktimet e veta. Buxheti është i rëndësishëm për gjithë qytetarët sepse aty janë të ardhurat për të gjithë… Ne e dënojmë dëbimin e mediumeve nga parlamenti sepse mediumet duhet të lihen të bëjnë punën e tyre pavarësisht se si ata komentojnë apo interpretojnë, a na pëlqen ose jo, ne duhet ti bëjmë punët ashtu siç kemi bindjet tona’ tha Ahmeti.

Mosmarrja e datës për anëtarësim në BE nuk do të thotë se është dështim, pasi ne kemi progres, tha më tej Ahmeti.

 ‘Nuk ka ftesë por ka progres, sepse për Maqedoninë nuk ka nevojë të thirret samit, do të thotë që një hap është bërë drejtë BE-së, është shumë domethënëse, dialogu substancial që është një hap që na afron drejt BE-së’ tha Ahmeti

Viti 2013 për Ahmetin siç tha do të jetë i rëndësishëm për shkak të asaj se kemi zgjedhjet lokale, ndërsa tha se ende duhet të punohet dhe se ende ka punë për tu bërë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button