Dërgohet edhe një kontingjent në Afganistan

Parlamenti ka miratuar sot vendimin për dërgimin e një grupi të ri ushtarësh të Armatës së Maqedonisë në misionin paqësor ISAF në Afganistan. 

Zv/ministri i Mbrojtjes, Emil Dimitrievski, ka deklaruar me këtë rast se pjesëmarrja në kuadër të NATO-s në misionin paqësor ISAF është kontributi i parë i Maqedonisë në krijimin e paqes dhe stabilitetit jashtë kufijve të saj. 

“Ky është rrotacioni i 24-të i pjesëtarëve tanë në misionin ISAF në Afganistan, i cili numëron gjithsej 157 pjesëtarë të ARM-së. Bëhet fjalë për një çetë e mekanizuar këmbësorie në përbërje të 150 pjesëtarëve të ARM-së për sigurimin e komandës së ISAF, dy oficerë të shtabit në komandat e ISAF dhe pesë pjesëtarë të ARM-së në forcat për partneritet dhe këshillim për përkrahjen e brigadës së tretë të korpusit të 209 të Armatës Kombëtare të Afganistanit”, ka deklaruar Dimitrievski.

Maqedonia do të jetë pjesë e misionit ISAF deri në mbarim të saj në vitin 2014./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button