BE do të mobilizojë mbi 33 milionë euro për të mbështetur Libanin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) po mobilizon mbi 33 milionë euro për Libanin pas shpërthimit vdekjeprurës të së martës në portin e Bejrutit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi, në një bisedë telefonike me kryeministrin libanez, Hassan Diab, presidentja e Komisionit Evropian tha se blloku do të sigurojë mbështetje të mëtejshme në varësi të vlerësimit të vazhdueshëm të nevojave humanitare.

Ndihma afatgjate e BE-së për të ndihmuar në rindërtimin e qytetit po ashtu u diskutua në bisedën telefonike.

Blloku 27-anëtarësh dje njoftoi se ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile dhe dërgoi ekipet e saj të kërkim-shpëtimit në Bejrut, duke përfshirë 100 zjarrfikës të trajnuar mirë, me automjete, qen dhe pajisje.

Ndër vendet që marrin pjesë në operacione janë Holanda, Greqia, Çekia, Polonia dhe Gjermania.

BE po ashtu ofroi të aktivizojë sistemin e saj të hartës satelitore për të vlerësuar dëmet përmes pamjes satelitore.

Të martën, Bejruti dhe rrethina e tij u tronditën nga një shpërthim masiv, që la të vdekur të paktën 135 persona dhe rreth 5 mijë të tjerë të plagosur.

Presidenti Aoun tha se shpërthimi është shkaktuar nga plasja e nitratit të amoniumit që ruhej në një depo në port. Ai premtoi një hetim transparent mbi aksidentin.

Shpërthimi tronditi Libanin përderisa vendi po përjeton krizën e saj më të keqe ekonomike, së bashku me rënien dramatike të vlerës së paundit libanez ndaj dollarit amerikan.

Shumë vende, përfshirë Turqinë, kanë nxituar të ofrojnë ndihmë urgjente për Libanin, i cili jo vetëm që po përpiqet të frenojë përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), por është kapluar edhe nga një krizë e paparë ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button