Gjermania vendosi test të detyrueshëm për virus korona për të gjithë që hynë në vend

Testi për virus korona do të jetë i detyrueshëm për të gjithë të cilët vijnë në Gjermani nga e shtuna nga rajone me rrezik të lartë, deklaroi sot ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Shpan, shkruan MIA.

Ai e dha deklaratën pasi 1.045 raste të reja të virusit korona ishin regjistruar në Gjermani, që është kërcim i parë ditor prej mbi 1.000 të infektuarve të rinj për një ditë në tre muajt e fundit.

Nga e shtuna e kaluar po realizohet test pa pagesë për të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë të cilët arrijnë në shtet.

Shpan beson se rritja e numrit të të infektuarve ka të bëjë me udhëtarët të cilët ktheheshin nga jashtë dhe mosrespektimit të distancës fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button