Qytetarët e Shkupit protestuan kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, durimit të qytetarëve i ka ardhur fundit (VIDEO)

Qytetarët e Shkupit sot kanë protestuar kundër vendimit të KRRE për rritje të çmimit të rrymës elektrike. Në protestën e cila filloi nga parku i Çairit dhe përfundoi para Qeverisë, organizatorët thanë se, rritja e vazhdueshme e energjisë elektrike është brengë e përbashkët e të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie apo feje në RMV. Kjo protestë, sipas tyre ka për qëllim t’ia bëjë me dije Qeverisë se durimit të qytetarëve i ka ardhur fundit, për 4 vite 230%, njofton Portalb.mk.

Kërkesat e Këshillit Organizativ:

1.Urgjentisht të anulohet vendimi i fundit i KRRE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

2.Të zhbëhet Komisioni Rregullator i Energjetikë organi që i shërben grupeve të interesit dhe korporatave, duke dëmtuar ekonominë mjaftë të rëndë të qytetarëve

  1. Të krijohet një grup i pavarur arbitrar në shërbim të qytetarëve për të verifikuar cilësinë e shërbimeve energjetike.
  2. Qeveria e MV të kthejë nën administrim të shtetit kompanitë private të distribuimit të energjisë elektrike.
  3. Zbritje të çmimit të energjisë elektrike për 46% dhe zbritje e TVSH-së nga 18 në 5%.
  4. Qeveria e MV urgjentisht të ndërpresë kontratën famëkeqe me EVN-në, e cila me vite të tëra keqpërdor monopolin e dhënë nga Qeveria.
  5. Falja e të gjitha kamatave nga faturat e EVN-së që qytetarët nuk i kanë paguar deri tash, pasi konsiderojmë se llogaritë e larta të gjeneruara nga EVN janë shkaktari kryesor për mospaguarjen e tyre në kohë.

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës në të njejtën periudhë kohore u zhvilluan edhe në qytetin e Tetovës, Kumanovës, Gostivarit dhe Dibrës, ku gjithashtu i kanë adresuar kërkesa të ngjashme Qeverisë.

Vendimi i Komisionit Rregullator të Energjisë për të shtrenjtuar rrymën në kohë pandemie është skandaloz, i turpshëm, dhe i pafalshëm! Krahasuar me standardin që kemi, ne qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajmë thuajse tarifën më të lartë të energjisë elektrike në Evropë, por këta hajna akoma nuk ngopen” thanë organizatorët, njofton Portalb.mk.

Vendimi i Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike është skandaloz, bile ende më skandaloze ishte përpjekja e vendimmarrësve për të bindur banorët  se Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në Evropë. Çmimi i energjisë elektrike duhet të krahasohet me pagën mesatare mujore, kur bëhet ky krahasim, rezulton se kemi një ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë. Gjithashtu, mbetet e paqartë metodologjia se si kalkulohet çmimi dhe në çfarë mënyre kontrollohet implementimi i saj ashtu që të sigurojë çmim sa më real i cili njëkohësisht merr parasysh edhe atë se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimin që marrin nga kompanitë distributore të rrymës elektrike.

Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar. Sipas autoriteteve, me çmimin e ri, nëse keni faturë 1.500 denarë, duhet të paguani 100 denarë më shumë.

Pas rritjes së çmimit, OJQ-të dhe Sindikatat kanë reaguar, të e cilin e quajnë skandaloz dhe kërkojnë që i njëjti të tërhiqet menjëherë.

LEXO: Rritja skandaloze e çmimit të rrymës në RMV, interesi i kompanive para interesit të qytetarëve!

LEXO: Sindikatat me kundërpërgjigje ndaj rritjes së çmimit të rrymës në RMV, nëse nuk rriten edhe pagat në protesta e greva

Për dallim prej Maqedonisë së Veriut, e cila në mes të krizës e shtrenjtoi rrymën, disa prej vendeve më të zhvilluara evropiane krijuan lehtësime për qytetarët e tyre në këtë kohë pandemie.

  • Spanja gjatë kohës së krizës ka siguruar qasje të garantuar në rrymë elektrike, ujë dhe gaz për të varfrit, madje edhe nëse nuk i paguajnë faturat.
  • Italia i ka suspenduar faturat për rrymë, gaz, ujë dhe mbeturina për dy muaj.
  • Belgjika u ka dhënë amvisërive deri në 100 euro për faturat e ujit dhe 75 euro për faturat e gazit.
  • Sllovenia e uli çmimin e energjisë elektrike për amvisëritë për 20%.

LEXO: Tetovë, protestë kundër shtrenjtimit të rrymës: ultimatum 10 ditor për përmbushje të kërkesave (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button