fbpx

RMV, gjashtë policë tejkaluan autorizimet, do të përballen me padi penale

Kundër gjashtë nëpunësve të policisë të punësuar në SPB Shkup, për shkak dyshimit se më 18 maj të këtij viti kanë kryer vepër penale “maltretim gjatë ushtrimit të detyrës” sipas nenit 143 nga Kodi Penal, është parashtruar padi penale nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale deri te Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimi të organizuar dhe korrupsionit – Sektorit për ndjekjen e kryerësve të veprave penale të personave me autorizime policore.

“Pas kontrolleve të bëra dhe qasjes në kamerat e sigurisë është konstatuar se ngjarjes i ka paraprirë ngjarje tjetër penale-juridike, pas së cilës i dëmtuari është lidhur me pranga dhe ndaj tij pa bazë është përdorur forcë policore, me të cilat janë tejkaluar autorizimet policore, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Kundër nëpunësve policorë të denoncuar sipas kumtesës, është ngritur edhe procedurë për konfirmimin e përgjegjësisë disiplinore në MPB.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close