Fejohet Eliza Dushku?

Aktorja shqiptare, Eliza Dushku po përjeton një lidhje mjaft të fortë me të dashurin e saj Rick Fox, me të cilin thuhet se shumë shpejt edhe do të fejohet. Çifti simpatik është parë në një argjendari për unaza të fejesës, dhe buzëqeshja në fytyrën e aktores ka ngritur shumë spekulime për lidhjen e tyre.

Sipas të afërmve, Dushku do të fejohet së shpejti, dhe burime të tjera duket se konfirmojnë se fejesa është më shumë se e mundshme.

“Unë kurrë nuk e kam njohur kaq të dashuruar”, thotë një mik i aktores, i cili flet për buzëqeshjen rrezatuese që ndriçon fytyrën e Elizës në dalje të dyqanit të unazave.

Por, menaxhmenti i Elizës nuk ka dashur të komentojë këto thashetheme që po qarkullojnë nëpër media duke lënë pa qartësi të mëdha./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button