Shkupi s’ka, ndërsa qytete të vogla të Evropës kanë sisteme të suksesshme për marrjen e biçikletave me qira

Në Shkup tani më për të tretin vit me radhë nuk funksionon sistemi për marrjen e biçikletave me qira, i cili u themelua nga autoritetet e qytetit. Qyteti i Shkupit dy vjet premton vendosjen e sistemit të ri publik për vetëmarrje të biçikletave, por deri më tani aktivitetet janë zhvilluar në dokumentacionin projektues për 30 pikat e ardhshme për marrje që do të vendoseshin në lokacione të ndryshme të qytetit, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Meta.mk i ka kontaktuar një pjesë të ekspertëve, iniciativave civile dhe shoqatat ekologjike, gjatë së cilës ata u pajtuan se autoritetet e Qytetit të Shkupit duhet urgjentisht që të përkushtohen në zbatimin e një projekti të tillë, nëpërmjet të cilit qytetarët dhe vizituesit e Shkupit do të munden thjeshtë, shpejtë dhe në mënyrë ekonomike të marrin me qira një biçikletë për udhëtim mes destinacioneve të qytetit. Profesori Nikolla Krstanoski nga Fakulteti Teknik i Manastirit këshillon edhe për integrimin e komunikacionit për biçikleta me transportin publik të Shkupit.

Në Shkup qytete të botës ekzistojnë disa modele për formimin e sistemit për marrje me qira të biçikletave nga ana e autoriteteve komunale, a në këtë rast do t’i shqyrtojmë shembujt pozitiv nga qytetet të cilat janë më të vogla se Shkupi, a tanimë përpara disa viteve kanë vendosur sistem të tillë automatik.

Lubjana, Slloveni

Një prej projekteve më të vjetra dhe më të suksesshme të këtij lloji në Evropën Juglindore është sistemi “BicieLJ” në Lubjanë. Kryeqyteti slloven prej vitit të kaluar është ranguar në vendin e 14 në listën prej 20 qyteteve në botë me kushte më të mira për shfrytëzimin e transportit të biçikletave. Një prej arsyeve kryesore për këtë sukses është mu qasshmëria e biçikletave publike në thuajse çdo lokacion më të frekuentuar në qytet.

Lubjanë, foto: Bojan Bllazhevski

Sistemi automatik për marrjen e biçikletave “BicikeLJ” filloi me punë më 12 maj të vitit 2011, dhe si projekt ka kushtuar 1,8 milionë euro dhe është themeluar me partneritet publiko-privat në të cilën marrin pjesë autoritetet komunale të Lubjanës. Nga themelimi deri më tani, janë regjistruar mbi 7 milionë shfrytëzime të biçikletave në qytet që është dyfish më i vogël se Shkupi, krahasuar sipas numrit të popullsisë.

 

Lubjana ka 61 pika për marrje të biçikletave me qira në lokacione të ndryshme dhe gjithsej ka 610 biçikleta publike që munden t’i shfrytëzojnë qytetarët. Ora e parë për shfrytëzim të biçikletës gjithmonë është falas për qytetarët, ndërkaq koha mesatare marrje të biçikletës është 16 minuta, që do të thotë se pjesa më e madhe e qytetarëve fare nuk paguajnë për çdo udhëtim me këtë mjet transportues, sqarojnë autoritetet lokale të Lubjanës, në ueb-faqen e tyre.

Ky sistem për marrje të biçikletës ishte automatizuar që nga fillimi i saj, ndërkaq ndër vitesh vetëm është rritur numri i biçikletave, lokacioneve nga ku ata mund të merren dhe integrimi me transportin publik të qytetit. Lubjana ka filluar me zbatimin e këtij sistemi me 300 biçikleta dhe 30 stacione për marrje të tyre.

Zagreb, Kroaci

Për dallim prej Lubjanës, në kryeqytetin kroat funksion sistemi “NextBike”, i cili është në pronësi të një kompanie të specializuar për marrjen e biçikletave me qira që funksionon në mbi 250 qytete në mbarë botën. Në Zagreb, ajo ka vendosur 18 stacione për marrjen e biçikletave me qira, ndërkaq qytetarët mund të zgjedhin se cilin model të biçikletave do ta marrin. Me pakon me të cilën çdo individ paguan nga 1.645 denarë në vjet, mund të merren biçikleta sa herë që të duan gjatë 12 muajve në kohëzgjatje prej 30 minutave. Përveç në Zagreb, “NextBike” funksionon edhe në nëntë qytete tjera kroate, ndërkaq deri më tani ka regjistruar 22.000 shfrytëzues.

Katovice, Poloni

Shembull i suksesshëm për marrjen e biçikletave me qira është edhe ai i qytetit të Polonisë Katovice, i cili është qytet dyfish më i vogël se Shkupi. Projekti “CityByBike” është themeluar në maj të vitit 2015-të dhe është i ngjashëm me sistemin e deritanishëm në Shkup, funksionon vetëm në sezonin prill – nëntor. Bëhet fjalë për sistem që është bërë me partneritet publiko privat mes autoriteteve komunale dhe kompanisë “NextBike”.

 

Në Katovice vetëm gjatë viti 2019-të ka pasur 261.800 shfrytëzime të biçikletave publike, a mbi 64.000 njerëz janë regjistruar për shfrytëzim të këtyre biçikletave në qytet që numëron rreth 300.000 qytetarë. Katovice sot ka 83 stacione për vetëmarrje të biçikletave dhe gjithsej 666 biçikleta publike. Në mesin e tyre ka 20 kargo biçikleta, me të cilat qytetarët mund të transportojnë ngarkesa deri në 100 kilogramë ose të udhëtojmë me maksimum katër fëmijë.

Është interesant që në Katovice madje një e treta e stacioneve për marrje me qira të biçikletave janë të dhuruara nga sponsorët, kompani të përgjegjshëm shoqërore, të cilët në bashkëpunim me autoritetet komunale kanë vendosur të ndihmojnë në vendosjen e transportit ekologjik dhe të shëndoshë për qytetarët nëpërmjet dhurimit të terminaleve të tilla.

Këto tre qytete janë vetëm një pjesë shumë e vogël e shembujve pozitiv në të cilat sistemi për marrjen me qira të biçikletave ka ndihmuar në zbutjen e kaosit të komunikacionit, duke ndihmuar transportit publik në kryerjen e funksionit të saj, por edhe duke ndihmuar në përfitimin e shprehive të shëndetshme për banorët e këtyre qyteteve. Autoritetet e Shkupit mund të zbatojnë një prej praktikave të këtilla pozitive, veçmas për shkak faktit që Zagrebi dhe Lubjana janë qytete të vëllazëruara me Shkupin dhe autoritetet komunale kanë komunikim të ndërsjellë ndër vite.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button