Ftesë për uebinare për siguri digjitale për aktivistët civilë dhe punonjësit e mediave

Fondacioni Metamorfozis së bashku me Projektin ISC këtë muaj organizojnë dy uebinare që përfshijnë tema për të cilat konsiderojmë se janë me rëndësi të jashtëzakonshme për organizatat joqeveritare që kanë projekte mediatike, si dhe për vetë mediat, dhe janë në domenin e sigurisë digjitale.

Detajet e uebinareve mund të gjenden më poshtë. Nëse jeni të interesuar, aplikoni në linkun vijues*: https://forms.gle/Es9GAjrcPQJFH5rC9

* Të dhënat mblidhen vetëm për uebinaret dhe nuk do të përdoren për marketing ose për qëllime të tjera. Të dhënat do të fshihen pasi të mbahen uebinaret.

Mbrojtja e privatësisë dhe mediat / 06.08. (e enjte) / 13: 30h / Kohëzgjatja 45min – 1h

Do të mbulohet standardi GDPR (Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave – General Data Protection Regulation) dhe Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, detyrimet dhe dënimet e mundshme që rrjedhin prej tij, e që janë veçanërisht të rëndësishme për mediat, por edhe për qytetarët. Uebinari do ta trajtojë edhe çështjen e vendosjes së ekuilibrit midis interesit privat dhe atij publik si një mekanizëm kryesor për respektimin e privatësisë së personave për të cilët raportohet në media.

Ligjëruese është Elena Stojanovska

Pjesëtarja e "Metamorfozis", Elena Stojanovska / foto: Vanço Xhambaski
Pjesëtarja e “Metamorfozis”, Elena Stojanovska / foto: Vanço Xhambaski

Magjistre e komunikimeve me përvojë shumëvjeçare në fushën e mbrojtjes së privatësisë. Në periudhën nga vitit 2005 deri në vitin 2014 ka punuar si këshilltare për bashkëpunim ndërkombëtar dhe marrëdhënie me publikun në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe që nga ajo kohë si analiste dhe studiuese në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Përveç të drejtës për privatësi, fusha e saj e interesit përfshin rregullimin e mediave dhe teoritë e informacionit-komunikimit. Që nga viti 2016 është pjesë e ekipit të Fondacionit Metamorfozis si koordinatore e granteve për Projektin e USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare. Përveç kësaj, ajo kontribuon në mënyrë aktive në projekte që lidhen ngushtë me mbrojtjen e privatësisë si e drejtë njerëzore.

Menaxhimi i incidenteve të sigurisë në internet – Sepse incidentet nuk zgjidhen vetë! / 12.08 (e mërkurë) / 13:30h / Kohëzgjatja 45min – 1h

Në një kohë kur për çdo javë dëgjojmë për ndonjë ngjarje të re të sigurisë në internet, organizatat duhet të përgatiten për reagim adekuat. Punëtoria do të ketë format interaktiv – dëgjuesit janë pjesëmarrës në incident dhe do të duhet të merren me ngjarjen! 

Ligjërues është Bozhidar Spirovski

Punon më shumë se 20 vjet në disa industri si inxhinier, drejtues i ekipeve teknike dhe udhëheqës i ekipeve të sigurisë së informacionit. Aktualisht punon si Zyrtar Kryesor i Sigurisë së Informacionit në kompaninë H4 dhe përqendrohet në zhvillimin e një ekipi të suksesshëm dhe të integruar të sigurisë së informacionit që i ndihmon organizatës të menaxhojë sigurinë e informacionit. Përvoja e mëparshme përfshin shtatë vjet në “Makedonski Telekom”, mbi dhjetë vjet në Bankën NLB, si Zyrtar Kryesor i Sigurisë së Informacionit dhe Shef i Operacioneve të TI-së dhe një vit në EVN Maqedoni, si Zyrtar Kryesor i Sigurisë së Informacionit.

Themeluesi dhe mentori i Programit BeyondMachines për mentorim të inxhinierëve të rinj.
Ka marrë pjesë në disa konferenca rajonale si ligjërues mysafir (INFOSEK Slloveni, Microsoft Vision dhe të tjera).  Iniciator dhe një nga organizatorët e ngjarjes dhe sfidës Swiss Chese 2019. Në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2012 ai e drejton blogun “Information Security Short Тakes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button