Deputetët që bojkotojnë do të marrin rreth 700 euro në muaj

Deputetët e LSDM-së dhe të RDK-së të cilët bojkotojnë punën e Kuvendit do të marrin pagë për 1/3 më të vogël se deri më tani. Kështu, nëse rroga e deputetit është rreth 1000 euro, ata do të marrin rreth 700 euro në muaj.

Deri tani nga LSDM nuk kanë menduar që të tërheqin mandatet e tyre.

“Për ne Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nuk ekziston më. Për të gjithë hapat e ardhshëm të grupit parlamentar të LSDM-së do të njoftoheni me kohë” – ka thënë Ana Pavllova Daneva për gazetën në gjuhën maqedonase “Vest”.

Daneva ka konfirmuar se asistentët të cilët kanë punuar për LSDM-në në Kuvend, janë përjashtuar nga puna.

“Ata nuk janë lejuar të shkojnë në punë. Janë pritur në hyrje me vendime për përjashtim, në të cilën në këshillën juridike shkruan se nuk kanë të drejtë të ankohen” – shpjegoi Daneva.

Sipas nenit 9 të Ligjit për Kuvendin, deputetit në kryerjen e detyrës së tij, shërbimi i Kuvendit i siguron shërbime teknike, administrate, profesionale dhe të tjera. Çdo grup parlamentar në Kuvend varësisht prej numrit të deputetëve ka të drejtë të angazhon bashkëpunëtor të jashtëm. Në çdo pesë deputetë nga një bashkëpunëtor. Mjetet për angazhimin e tyre i cakton Këshilli buxhetor i Kuvendit.

Personat angazhohen për aq sa zgjat edhe mandati i deputetëve, në bazë të marrëveshjes të cilën e nënshkruan sekretari general i Kuvendit./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button