Komuna e Tetovës, komisioni shqyrton dokumentet e operatorëve ekonomik për prokurimin e autobusëve

Dokumentacioni i kompanive të interesuara për prokurim të autobusëve, të premtuar vite me rradhë nga Komuna e Tetovës është në shqyrtim, thonë nga kjo komunë. Procesin e kanë vonuar zgjedhjet parlamentare në RMV, thonë ata, shkruan Portalb.mk. Komuna nuk jep datë të saktë se kur duhet të mbarojë shqyrtimi.

Komuna e Tetovës12 qershor e publikoi thirrjen për dorëzimin e dokumenteve nga ana e kompanive të interesuara për prokurim të autobusëve. Operatorët kishin afat deri më 15 korrik të dorëzonin dokumentat. Ndërkaq, hapja publike për procesin e tenderimit, që ishte paraparë të kryhej me datë 15 korrik për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ishte shtyrë me datë 24 korrik të këtij viti.

“Hapja publike e tenderimit është kryer me datë 24.07.2020 për shkak se me datë 15.07.2020 u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Momentalisht, shqyrtohen dokumentet e secilit operator ekonomik që ka dorëzuar ofertë”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Sipas Komunës së Tetovës, ende është duke rrjedhur procesi ku komisioni i caktuar bën verifikimin e dokumenteve të kompanive që kanë aplikuar.

“Pas hapjes është procesi i komisionit ku bën verifikimin e dokumentacionit dhe verifikimin e ofertave dhe ky afat është duke rrjedh akoma”, thanë për Portalb.mk, nga Komuna e Tetovës.

Premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në “Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013″ me titullNdërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017.

Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës (Foto: Arbnora Memeti)
Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës

Të njëjtin premtim, Arifi e dha një konferencë për shtyp e dha 1 ditë para vitit të ri 2020, sipas të cilës, prokurimi për autobusët pritej të bëhet në fund të muajit janar 2020.

Në muajin mars 2020 nga Komuna e Tetovës informuan që prokurimi publik për furnizim ende nuk ishte hapur.

Në fund të muajit maj 2020, nga Komuna tha se pandemia ka ndikuar në këtë proces. Në qershor 2020 u shpall tenderi për prokurimin e autobusëve. Më 24 korrik 2020 ka filluar shqyrtimi i dokumenteve të kompanive të interesuara.

Komuna e Tetovësshtator 2019 për herë të dytë e ka themeluar ndërmarrjen për transport publik “Tetova Transport”.

Qershor 2020: Tetovë, është shpallur tenderi për prokurimin e autobusëve, thirrja zgjat deri më 15 korrik
Maj 2020: Tetovë: Autobusët premtohen tash e 8 vite, ndërsa Arifi fajëson situatën me virusin që është tash e 3 muaj 
Maj 2020: Arifi thotë se së shpejti do t’i sjellë autobusët në Tetovë, procedura për prokurim ende s’ka filluar
Mars 2020: Skadoi afati i premtuar nga Arifi, procedura për pesë autobusët ende në pikën zero

Janar 2020: Tetovë, të gjendet zgjidhje për kaosin në trafik, gjysmë ore humben për 2 kilometra (VIDEO)
2019: Tetovarët vite me radhë kërkojnë transport publik, Komuna shpreson në Bankën Botërore
2018: Edhe pse dy mandate u premtua, Tetova vazhdon të jetë pa transport publik
2017: Tetovarët akoma presin transportin publik!
2016: Tetova ende pa transport publik!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button