fbpx

Japonia përkujton 75-vjetorin e bombardimit të Hiroshimas

Të enjten në Hiroshima janë dëgjuar këmbanat teksa ky vend ka shënuar 75-vjetorin e bombardimit të parë atomik në botë, ndonëse ceremonitë janë organizuar për më pak njerëz për shkak të pandemisë me koronavirus.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka qenë pjesë e ceremonisë, mirëpo vizitorët e huaj kanë qenë të paktë.

Hyrja në Parkun e Paqes në këtë qytet është kufizuar dhe pothuajse vetëm të mbijetuarit dhe familjet e tyre kanë mundur të jenë pjesë e ceremonisë përkujtimore, shkruan REL.

Kryetari i qytetit, Kazumi Matsui ka thënë se rëndësia e bombardimit që ka lënë të vdekur 140,000 persona, i ka shtyrë ata të mbajnë ceremoninë pavarësisht pandemisë.

“Më 6 gusht të vitit 1945, një bombë e vetme atomike ka shkatërruar qytetin tonë. Në mesin e thashethemeve që kanë qarkulluar atë kohë kanë qenë dhe ato se ‘asgjë nuk do të rritet këtu për 75 vjet’”, ka thënë Matsiu.

“Por prapë, Hiroshima është ringjalluar dhe është kthyer në symbol të paqes”.

Në orën 8:15 të 6 gushtit të vitit 1945, një aeroplan ushtarak amerikan ka hedhur në qytetin japonez bombën e ashtuquajtuar “Djaloshi i Vogël”, duke shkatërruar qytetin me një popullsi prej rreth 350,000 banorëve.

Mijëra persona kanë vdekur më vonë për shkak të plagëve dhe sëmundjeve të lidhura me rrezatim.

Bombardimi i Hiroshimas është përcjellur tri ditë më vonë nga hedhja e bombës në Nagasaki, duke lënë të vdekur 75,000 persona.

Japonia ishte dorëzuar gjashtë ditë më vonë, duke i dhënë kështu fund Luftës së Dytë Botërore.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close