Itali, numri i personave të infektuar me Kovid-19 është gjashtë herë më i lartë se statistikat zyrtare

Ekziston besueshmëri që edhe deri gjashtë herë më shumë njerëz sesa numri zyrtar, të jenë të infektuar me Kovid-19 në Itali, sipas një studimi të publikuar nga Qeveria italiane.

Studimi është realizuar nga 15 maji deri më 15 korrik me testimin e 64.660 të anketuarve, të zgjedhur si një mostër reprezentative.

Sipas një studimi të kryer nga shërbimet shëndetësore dhe Enti i Statistikave “Istat”, u zbulua se 1,5 milionë njerëz, ose 2,5 për qind e popullsisë së Italisë ishin në gjendje të zhvillojnë antitrupa ndaj koronavirusit të ri.

“Numri nga 2,5 përqind duket i vogël, por mund të shndërrohet në diçka problematike nëse nuk jemi të kujdesshëm,” deklaroi drejtori i “Istat” Karlo Blaniardo, transmeton MIA.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, theksoi se masat kufizuese janë të rëndësishme dhe se Qeveria e Italisë do të vazhdojë me një politikë të kujdesshme dhe të rreptë.

Studimi tregoi gjithashtu ndryshime të konsiderueshme rajonale në antitrupa.

Në Lombardi, rajoni më i goditur nga Italia, 7,5 për qind e popullsisë ka antitrupa, ndërsa në jug të Italisë më pak se një përqind e popullsisë ka zhvilluar antitrupa.

Në muajt e fundit, numri i rasteve të reja në Itali ka rënë ndjeshëm. Vendi, i cili në fillim të pandemisë në mars kishte deri në 6.000 raste në ditë, tani ka pak më shumë se njëqind raste në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button