fbpx

Rrjeti 5G në RMV, AKE: Deri në fund të vitit do të fillojë përzgjedhja e operatorit

Dy operatorët ekzistues për shkak të kushteve të shkaktuara nga Kovid-19, janë për shtyrjen e procedurës së ndarjen e radiofrekuencave për 5G për vitin e ardhshëm, derisa EOLO, investuesi i huaj i interesuar, konsideron se kjo duhet të zbatohet sa më shpejt që është e mundur.

Këtë e publikoi Agjencia për Komunikime Elektronike pas analizave të vërejtjeve dhe komenteve që janë dorëzuar te ajo gjatë debatit publik që e organizoi ky trup rregullator lidhur me ndarjen e planifikuar të lejeve për 5G. Komentet e mbërritura nga kompanitë: Intracom Telecom, NEOTRL, Telekomi i Maqedonisë, А1 Maqedoni dhe EOLO S.p.A. janë në dispozicion në faqen e internetit të AKE së bashku me përgjigjet  dhe qëndrimin e trupit rregullator  http://линк 

AKE në dokumentin paralajmëron se procedura për ndarjen e lejeve për teknologjinë 5G do të fillojë deri në fund të vitit dhe do të jetë përmes ankandit, me ç’rast do të ofrohen leje individuale për të gjitha gamat. Kjo, sqaron, për arsye se operatorët janë të interesuar për grupe të ndryshme, gjegjësisht asnjë operator nuk është i interesuar për të gjitha grupet.

Prej atje theksojnë se pas harmonizimit të nevojshëm të LKE, lejet për mbulim kombëtar/rajonal d të ndahen në 15 vjet me mundësi për vazhdim për pesë vjet.

Nga AKE paraprakisht për MIA-n deklaruan se të gjitha mendimet e mbërritura do të shqyrtohen nga shërbimet e tyre profesionale dhe do të implementohen në mënyrë përkatëse në procedurë ligjore me Ligjin për komunikime elektronike (LKE) për ndarjen e këtyre radiofrekuencave.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski në debat publik muajin e kaluar bëri të ditur se AKE në vjeshtë planifikon ta publikojë thirrjen e parë për shprehje të interesit për përdorim të frekuencave për 5G në pajtim me Planin Kombëtar Operativ  Brodebd (PKOB).

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close