fbpx

RMV, Holshtajn prezantoi prioritetet e presidencës gjermane me BE-në

Përballja e përbashkët me Kovid-19 dhe zgjerimi me përgatitjet e kornizës për negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut janë prioritetet kryesore të presidencës gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian deri në fund të vitit 2020, të cilat u paraqitën sot në seancën e 79-të të Qeverisë nga ambasadorja gjermane në vend, Anke Holshtajn.

“Veçanërisht e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut është që një pjesë e veçantë e programit t’i kushtohet politikës së zgjerimit të BE-së me një perspektivë të besueshme të aderimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor si interes i përbashkët për rajonin dhe BE-në. Në këtë drejtim, korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë po përgatitet në mënyrë aktive, duke marrë parasysh metodologjinë e re të zgjerimit, ndërsa sipas Gjermanisë, korniza e bisedimeve nuk duhet të komplikohet nga çështje bilaterale që mbeten për t’u zgjidhur midis vendeve në fjalë në mënyrë të veçantë”, tha ambasadorja gjermane, transmeton MIA.

Holshtajn, në prezantimin e përparësive, veçoi koordinimin e përpjekjeve të BE-së për të kapërcyer kërcënimet e pandemisë KOVID-19, rimëkëmbjen ekonomike dhe marrëveshjen për kornizën financiare shumëvjeçare dhe për fondin “BE në gjeneratën e ardhshme”, stabilizimin e fqinjësisë, progresin në zgjerim, partneritetin me Afrikën dhe pozicionin e përbashkët për Kinën.

Ndër prioritetet, tha ambasadorja Holshtajn, ishin negociatat përfundimtare dhe marrëdhëniet e ardhshme me Mbretërinë e Bashkuar, progresi i transformimit të gjelbër dhe digjital të BE-së, forcimi i solidaritetit evropian dhe kohezioni social, përparimi politikat e BE-së për çështjet e emigracionit dhe azilit, përforcimi i sundimit të ligjit, si bazë kryesore e BE-së dhe forcimi i kapaciteteve të politikës së jashtme të BE-së për të vepruar në korniza globale.

Kryeministri, Oliver Spasovski falënderoi për pjesëmarrjen e ambasadores Holshtajn në seancën, me të cilën konfirmohen angazhimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për orientimin strategjik drejt integrimit evropian, përmes punës intensive dhe dinamike me të gjithë palët e interesuara.

Spasovski theksoi faktin se një ditë pasi Gjermania mori përsipër presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, u njoftua korniza e negociatave të BE-së me vendin tonë, dhe me këtë ky vend tregoi se vazhdimisht po bën hapa të mëdhenj dhe vendime kryesore me të cilat e njeh përparimin e jashtëzakonshëm dhe hapat e guximshëm në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe reformat që Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë gjatë tre viteve të fundit.

“Republika Federale e Gjermanisë merr presidencën e Këshillit të BE-së në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ne presim dhe besojmë se deri në fund të presidencës suaj të Këshillit të Bashkimit Evropian do të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare, e cila do të shënojë fillimin zyrtar të negociatave midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, ndërsa në këtë drejtim, inkurajon  edhe deklarata e kancelares Merkel se ky është qëllimi i Gjermanisë”, tha Spasovski në një seancë qeveritare.

Në fund të kësaj pjese të seancës së 79-të të sotme, Spasovski, në emër të Qeverisë, falënderoi për prezantimin dhe i uroi RF të Gjermanisë një presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së. Ai shprehu shpresën se kjo do të jetë një presidencë historike për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të prioriteteve, si dhe mundësisë historike që Republika e Maqedonisë së Veriut të fillojë negociatat për kapitujt e anëtarësimit në BE.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close