Nikoliq do ta zgjidh çështjen e emrit?!

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka ripohuar qëndrimin e tij se do të mund të ndihmonte në zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ai ka deklaruar në një intervistë për agjencinë “Beta” se do të ofrohej të ndërmjetësonte po qe se do t’i kërkohej një gjë e tillë, por se zgjidhja që do të propozonte, nuk do t’iu pëlqente as njërës dhe as tjetrës palë. 

“Unë vizitova të dyja vendet dhe bisedova me presidentët dhe kryeministrat. Kontesti është i madh dhe më duket se do të mundë të zgjidhej po qe se të dyja palët do të kuptonin se me insistim të kokëfortë, nuk mund të arrijnë asgjëkund”, ka thënë presidenti serb. 

Ai është shprehur optimist për një takim mes dy presidentëve, që do të ishte biseda e parë pas një kohe të gjatë.

“U thashë edhe njërës edhe tjetrës palë se u qëndroj në dispozicion, por se nëse kërkohet nga unë të jap zgjidhje, kjo nuk do të ishte e pranueshme për asnjërën palë. Por, Ballkani nuk guxon të jetë më vendi i konflikteve. Ndërsa ne qëndrojmë, të tjerët ikën tej shumë larg”, ka deklaruar Nikoliq./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button