Festat e fundvitit, fluks emigrantësh në doganat e Shqipërisë

Me rastin e festave të fundvitit shumë emigrantë vendosin të festojnë festat me familjarët e tyre në Shqipëri. Gjatë këtyre ditëve në disa pika kufitare me Greqinë ka pasur një fluks emigrantësh që kthehen në atdhe.

Sipas informacioneve nga policia kufitare e Kapshticës mësohet se në 24 orët e fundit, kanë hyrë 2588 shtetas shqiptarë si dhe 746 automjete ndërsa kanë dalë nga vendi ynë 1816 persona dhe 558 automjete.

Në këtë pikë kanë hyrë edhe 233 shtetas të huaj dhe 152 automjete ndërsa kanë dalë nga vendi ynë 514 të huaj dhe 195 automjete të huaja.

Fluks ka pasur edhe në doganën e Qafë Thanës ku gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 409 shtetas shqiptarë dhe 167 automjete ndërsa kanë dalë 467 shtetas shqiptarë dhe 163 automjete.

Lajme të ngjashme

Back to top button