fbpx

Kosovë: 15 të vdekur dhe 218 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe janë regjistruar 218 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Këto shifra dalin pas testimit 461 të mostrave nga IKSHPK-ja, transmeton REL.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 284 .Një ditë më herët, ky numër ka qenë 269.

Ndërkaq, edhe 156 pacientë janë shëruar duke e çuar në total 5,346 numrin e të shëruarve.

Numri i rasteve aktive është 3,862.

Numri më i madh i rasteve të reja është shënuar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 70 raste.

Që prej 13 marsit – kur u shfaqën rastet e para me koronavirus – deri më 5 gusht, në Kosovë janë regjistruar 9,492 raste me COVID-19.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close