Numri i punëtorëve në industri bie 13 muaj me radhë

Numri i punonjësve në industri në nëntor të vitit 2012, krahasuar me nëntorin e vitit 2011, shënon rënie prej 0.7 për qind dhe me këtë numri i tyre bie 13 muaj me radhë.

Herën e fundit kur numri i punonjësve në industri shënoi rritje ishte në tetor të vitit 2011 dhe atëherë numri i tyre u rrit për 1.5 për qind.

Numri i punonjësve në sektorin e minierës dhe nxjerrjes së gurit në nëntor të vitit 2012, krahasuar me nëntorin e vitit 2011, shënon rritje prej 9 për qind, në sektorin e industrisë përpunuese shënon rënie prej 2 për qind, ndërsa në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, dhe klimatizim shënon rritje prej 3.3 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punonjësve në industri në nëntor të vitit 2012, krahasuar me nëntorin e vitit 2011, shënon rënie tek prodhimet e ndërmjetme, përveç energjisë për 3.6 për qind, prodhime kapitale për 9.3 për qind dhe prodhime të përhershme për konsum të gjerë për 7.9 për qind, ndërsa tek energjia shënon rritje prej 9.5 për qind.
Numri i punonjësve në industri në periudhën janar – nëntor të vitit 2012, në krahasim me periudhën janar – nëntor të vitit 2011, shënin rënie prej 2.5 për qind. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button