Stuhi në Himarë: Një grua humbi jetën në luftë me dallgët, bashkëshorti dhe dy djemtë shpëtuan

Stuhia që përfshiu Himarën mëngjesin e së mërkurës rezultoi tragjike për familjen Rama. Mirela Rama, humbi jetën në luftë me dallgët ndërsa bashkëshorti i saj dhe 2 djemtë mundën të mbijetonin. 4 anëtarët e familjes dolën të mblidhnin rrjetat e peshkimit, por dallgët e forta e përmbysën barkën e tyre, raporton TV Klan. 

Policia Kufitare dhe roja bregdetare, pas telefonatës së marrë nga njëri prej anëtarëve, arritën që të shpëtonin Robert, Avdul dhe Arsen Ramën.

Të mbijetuarit u dërguan në Jalë, për të marrë shërbim shëndetësor, ndërsa një prej djemve është nisur me urgjencë drejt spitalit të Vlorës në gjendje më të rënduar.

Për gruan, Mirela Ramën, kërkimet vijuan pavarësisht motit të keq, por trupi i saj u gjet pas disa orësh i pajetë, një milje përballë Dhërmiut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button